Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka hedhur poshtë propozim rezolutën për Kosovën, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. "Serbia fuqishëm e hedhë poshtë rezolutën e re amerikane në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pasi ajo është përgatititje për pavarësinë e Kosovës", tha sot zoti Koshtunica. Sipas tij "zyrtarët amerikaneë nuk mund ta pranojnë faktin se Kosova kurrë nuk do të jetë e pavarur". Ai mëtutje tha se nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera dëshirojnë të kenë marrëdhënie miqësore me Serbinë, atëherë ato duhet ta respektojnë atë që "Serbia kurr nuk do të lejoj rrëmbimin e një pjese të madhe të territorit të saj" dhe u shpreh se çdo shtet që e njehë pavarësinë e Kosovës do të ballafaqohet me "përkeqësim të raporteve të dyanshme".
XS
SM
MD
LG