Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer ka deklaruar se drafti i pestë i rezolutës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit ndoshta është rasti i fundit për zgjidhje politike të kontrolluar të statusit të Kosovës. "Në tryezë është edhe plani i Ahtisarit, i cili mendojmë se paraqet bazë të mirë. Po ashtu para Këshillit të Sigurimit është drafti i ri i rezolutës që parasheh bisedime shtesë. Shpresoj se ata që deri tash e kanë penguar këtë rezolutë do të tregojnë më shumë fleksibilitet" ka thënë Shefer pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremich.
XS
SM
MD
LG