Ndërlidhjet

BANGKOK


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore bën të ditur se inspektorët e saj kanë konfirmuar mbylljen e reaktorit bërthamor në Jongbijon të Koresë së Veriut.
Kreu i agjencisë, Mohamed El Baradei e mirëpriti mbylljen e reaktorit duke e cilësuar si "hap të mirë në drejtimin e duhur".
Pas mbylljes së reaktorit Koreja e Veriut morri dhe dërgesat e para me ndihma ushqimore.
Bisedimet gjashtëpalëshe që diskutojnë programet bërthamore të Penjanit do rifillojnë të mërkurën.
XS
SM
MD
LG