Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti Fatmir Sejdiu tha sot se institucionet e Kosovës angazhohen për miratimin e rezolutës për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, e cila e mbështet propozimin e Martti Ahtisaarit, por ato janë poashtu të përgatitura për rrugët alternative në bashkëpunim me ata që e mbështesin Kosovën.
"Më e rëndësishmja është që SHBA-të fuqishëm e mbështesin vizionin tonë dhe pakon e Martti Ahtisaarit", tha ai. Këto komente presidenti Sejdiu i bëri pas takimit të Ekipit të Unitetit. U tha se të mërkurën, në takimin e Ekipit të Unitetit, do të përcaktohen çështjet kryesore për të cilat do të bisedohet me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice në takimin që pritet të mbahen në fund të këtij muaji. Gjatë kësaj jave pritet që të caktohet një seancë e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të diskutohej për statusin e Kosovës. Anëtarët e Ekipit të Unitetit, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi u shprehën kundër përcaktimit të datës së zgjidhjes së statusit, ndërsa Agim Çeku e Veton Surroi thanë se janë për përcaktimin e datës.
XS
SM
MD
LG