Ndërlidhjet

HAGË


Ish zyrtari i lartë i policisë së Serbisë, gjenerali Vllastimir Gjorgjeviq ka thënë se është i pafajshëm për akuzat për krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, me të cilat e ngarkon Tribunali i Hagës. Ai akuzohet për zhvendosje të dhunshme, deportim, vrasje dhe dëbim të civilëve shqiptarë të Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 1999. I akuzuari Gjorgjeviq atëherë ishte ndihmës ministër i punëve të brendshme të Serbisë dhe kryeshef i sërbimit të sigurimit publik të Serbisë. Më 17 qershor ai u arrestua në Mal të Zi dhe iu dorëzua Tribunalit të Hagës. Ai tha se autoritetet në Mal të Zi nuk kanë ditur asgjë për qëndrimin e tij gjatë vitit të fundit në këtë vend.
XS
SM
MD
LG