Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Rusia ka kundërshtuar projektrezolutën më të re për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, duke e quajtur atë përpjekje të fshehur për të arritur pavarësinë e Kosovës. Ambasasdori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Çurkin, ka thënë pas diskutimit të mbrëmshëm të projektrezolutës në Këshillin e Sigurimit, se ajo çon drejt pavarësisë përkundër thirrjes për bisedime midis Prishtinës dhe Beogradit për bisedime gjatë 120 ditëve. Mundësitë për miratimin e rezolutës janë "zero" ka thënë ambasadori rus Çurkin. "Thuajse i tërë teksti i brendshëm, ndoshta më saktësisht anekset janë të përshkruara me konceptin e pavarësisë së Kosovës" ka shtuar Çurkin. Ndërkohë ambasadori francez Zhan Mark de La Sabrien ka thënë se sponsorizuesit e rezolutës do të konsultohen për hapat e mëtutjeshëm.
XS
SM
MD
LG