Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, Xhorxh Bush ka ofruar 190 milionë dollarë ndihmë të re për qeverinë e udhëhequr nga lëvizja Fatah e presidentit të autoritetet palestinez, Mahmud Abbas. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush e riafirmoi vizionin e tij për shtetin palestinez që do të ekzistoj në paqe me Izraelin. Pasi grupi militant palestinez, Hamas e mori me dhunë muajin e kaluar kontrollin ndaj Rripit të Gazës, vendet perëndimore e kanë mbështetur zotin Abbas dhe kanë premtuar ripërtritjen e ndihmave.
XS
SM
MD
LG