Ndërlidhjet

MOORE:"PËRMES KOSOVËS PUTINI SYNON PËRÇARJEN E BE-së dhe NATO-s"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Javorja "Newsweek" ka pohuar se Moska po vazhdon të kundërshtoj pavarësinë e Kosovës, me shpresën për ta këmbyer ate me heqjen dorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zgjërimi i NATO-s dhe sistemi i mbrojtjes raketore? Si e komentoni këtë vlerësim?

PATRICK MOORE
Nuk i besoj. Askush nga politikëbërësit në Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të bënte një këmbim të tillë. Mbajtja e hapur e mundësisë për zgjërimin e NATO-s dhe sistemi i mbrojtjes raketore janë parimet bazë të politikës amerikane. Rrjedhimish askush nuk është i gatshëm që të heqë dorë nga këto synime për shkak të një vote në Kombet e Bashkuara. Pavarësia e Kosovës gjithsesi që është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, por askush nuk është i gatshëm për lojra të tilla.

RADIO EVROPA E LIRË
Duke analizuar motivet e qëndrimit të Moskës disa thonë se përmes Kosovës ajo synon të shmangë trendet separatiste në Federatën Ruse dhe të siguroj paprekshmërinë e intergritetit teritorial...

PATRICK MOORE
Kjo tingllon më realiste, sepse për Moskën janë të rëndësishme vetëm çështjet që janë afër kufirit të saj. Ballkani për Rusinë është i rëndësishëm vetëm për të demonstruar forcën. Gjithashtu duhet të kihet parasysh se Rusia në rastin e Kosovës nuk ka artikuluar synime speciale, por synime më të gjëra nga plani psikologjikë. Ata janë të ashpër në çështjen e Kosovës, sepse kjo nuk u kushton asgjë, ndërsa u mundëson të thonë se Rusia është këthyer si fuqi e madhe të cilën duhet rrespektuar.

RADIO EVROPA E LIRË
Ka të atillë që pohojnë se Rusia dëshiron të shfrytëzoj pavarësinë e Kosovës kundër fqinjëve që kërkojnë lidhje më të afërta me Perendimin?

PATRICK MOORE
Edhe kjo është e tepërt. Sërish dua të përsërisë se askush në Uashington nuk do të flijoj politikat afatgjata vetëm për shkak të një vote në Kombet e Bashkuara. Nëse Rusia vazhdon me obstruksione, Shtetet e Bashkuara do të marrin rolin prijës jashtë Kombeve të Bashkuara, siç kanë bërë në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar rezolutë të Këshillit të Sigurimit, jo se kanë besuar se ajo do të kalonte, por për të ruajtur unitetin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian. Pas obstruksionit të ardhshëm të Rusisë, për Shtetet e Bashkuara do të jetë më lehtë t'i thonë Bashkimit Evropian: provuam në Kombet e Bashkuara, provuam krejt ç'ishte e mundur dhe tash duhet ta bëjmë krye në vete.

RADIO EVROPA E LIRË
Duket se Rusia supozon se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, pa një procedurë në Kombet e e Bashkuara, nuk do të njihej nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe do të shkaktonte përçarje të brendshme. A mund të jetë ky kalkulim pjesë e strategjisë së Rusisë?

PATRICK MOORE
Gjithësesi. Ata i dijnë pikat e dobëta dhe do t'i shfrytëzojnë ato. Një nga strategjitë qendrore të Putinit është përçarja e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Këtë e kemi parë në rastin e shfrytëzimit të gazit. Disave ai u është ndaluar, ndërsa disa të tjerëve u është ofruar. Rusia tentoj të frikësoj Poloninë dhe vendet baltike, por gjithnjë duke mbajtur raporte të mira me Gjermaninë dhe Italinë. E mira është që Rusia nuk mund të mashtroj askë me këtë strategji. Çështja është vetëm nëse ata, përkatësisht evropianët do të lejojnë të manipulojnë veteveten duke bërë marrëveshje me Moskën në llogari të solidaritetit brenda Bashkimit Evropian.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG