Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri i Turqisë Taip Erdogan është zotuar se do të vazhdojë reformat dhe do ta kthejë vendin në demokraci moderne, pasi partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim fitoi zgjedhjet e djeshme parlamentare. "Ne vazhdimisht do të punojmë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në përputhje me qëllimet e republikës sonë. Interesi dhe dëshira e popullit tonë për jetë më të mirë do të jenë gjithmon udhërryese për ne" tha Erdogan. Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso uroi kryeministrin Erdogan dhe nënvizoi përkushtimin për lidhje të ngushta me BE.
Ministri i Jashtëm britanik i bëri thirrje Bashkimit Evropian t'i afrohet qeverisë së re në Turqi.
XS
SM
MD
LG