Ndërlidhjet

KABUL


Zëdhënësi i Talibanëve, Qari Mohammad Yousef Ahmandi thotë se kryengritësit talibanë në Afganistanë e kanë vrarë njërin prej 23 shtetasve jugkoreanë, që janë rrëmbyer javën e kaluar. Ai tha se një person i rrëmbyer mashkull është vrarë sot pasi qeveria e Afganistanit nuk i ka dëgjuar kërkesat e kryengritësve që të gjithë të burgosurit talibanë të lirohen. Sipas tij, talibanët do të vazhdojnë vrasjen e të rrëmbyerve nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen së shpejti. Nuk ka pasur konfirmim për këtë vrasje nga ana e autoriteteve të Afganistanit. Prej të rrëmbyerve jugkoreanë, 18 janë femra ndërsa pesë meshkuj. Ata ishin rrëmbyer derisa po ktheheshin në Kabul nga puna vullnetare në një spital në provincën Kandahar.
XS
SM
MD
LG