Ndërlidhjet

KABUL


I dërguari i Koresë Jugore, Baek Jong-Chun ka deklaruar se militantët talibanë "do të konsiderohen përgjegjës" për vrasjen e njërit prej 23 personave të rrëmbyer jugkoreanë. Zoti Jong-Chun në Kabul do të zhvilloj konsultime me zyrtarët lokal për të siguruar lirimin e 22 personave, që prej javës së kaluar mbahen peng nga talibanët. Një zëdhënës i talibanëve, ka thënë sot se të rrëmbyerit janë "gjallë dhe të sigurtë". Qeveria e Afganistanit tha se militantët talibanë e kanë zgjatur deri nesër në mëngjes afatin për negociata për lirimin e 22 personave të rrëmbyer.
XS
SM
MD
LG