Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin tha sot se pavarësia e Kosovës do të ishte kërcënim për paqen në Evropë.
- Sot, populli i Serbisë po e mbronë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tyre. Pozicioni ynë është i mirënjohur. Paqja në Evropë nuk mund të ndërtohet pa i marrë parasysh normat fundamentale të së drejtës ndërkombëtare, tha zoti Putin, duke folur në një ceremoni në Kremlin. Të ballafaquar me kërcënimin me veto të Rusisë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropian, javën e kaluar e tërhoqën propozim rezolutën në Këshillin e Sigurimit, që për Kosovën parashihte pavarësi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht.
XS
SM
MD
LG