Ndërlidhjet

SARAJEVË


Ekspertët mjekoligjorë të Bosnjës kanë nxjerrë 131 trupa të pajetë nga një varrezë masive në Budak afër Srebrenicës, kanë thënë zyrtarë të Komisionit të Bosnjës për personat e zhdukur. Sipas anëtarit të këtij komisioni, Murat Hërtiq këta janë trupat e personave të vrarë gjatë luftës prej vitti 1992-95 në Bosnjë Hercegovinë. Zoti Hërtiq tha poashtu se viktimat ishin myslimanë të Bosnjës të vrarë në masakrën e Srebrenicës, me ç'rast trupat serbe të Bosnjës vranë afro 8 mijë meshkuj myslimanë në korrik të vitit 1995. Më se 5 mijë mbetje të trupave të pajetë, që janë nxjerrë nga më se 60 varreza masive në Bosnjën Lindore ende priten të identifikohen nëpërmjet të analizave DNA.
XS
SM
MD
LG