Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në takimin e sekretares amerikane të shtetit, Condoleezza Rice me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, mbrëmë vonë në Uashington, pos tjerash, u diskutua edhe për statusin e Kosovës dhe për "obligimet e jashtëzakonshme të Beogradit lidhur me të akuzuarit për krime të luftës", ka njoftuar Departamenti amerikan i shtetit. "Kosova ishte në krye të agjendës", i tha një zyrtar agjencisë Reuters dhe shtoi se "të gjithë e dinë se Kosova së shpejti do të bëhet e pavarur dhe ne kërkojmë bashkëpunimin e Serbisë gjatë muajve të ardhshëm". Ministri Jeremiq tha se gjatë bisedimeve me zonjën Rice nuk është arritur pajtueshmëri për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG