Ndërlidhjet

KABUL


Në Kabul po vazhdojnë negociatat për lirimin e 22 jugkoreanëve të rrëmbyer nga militantët talibanë në Afganistan. Zyrtarët afganë thonë se shpresojnë për sigurimin e lirimit të 22 personave të rrëmbyer para 10 ditësh. Më herët talibanët kanë vrarë një anëtar të këtij grupi. Talibanët kanë thënë dje se do të lejojnë më tepër kohë për negoociata, por kanë përsëritur kërcënimin se do ti vrasin personat e zënë peng nëse qeveria e Afganistanit nuk i liron tetë pjesëtarë talibanë që mbahen të arrestuar. Ata poashtu kanë thënë se të gjithë të rrëmbyerit do të vriten nëse qeveria përdorë forcën në përpjekje për lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG