Ndërlidhjet

SHARM EL-SHEIKH


Sekretarja amerikane e shtetiti, Condoleezza Rice dhe sekretari i mbrojtjes, Robert Gates kanë arritur në Egjipt në fillim të turneut të tyre në Lindjen e Mesme, që ka për qëllim unitetin e aleatëve arabë kundër asaj që Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë si ndikimi destabilizues të Iranit në rajon. Dy zyrtarët e lartë amerikanë sot u takuan me ministrin e jashtëm të Egjipit, Ahmed Aboul Gheit. Pas këtij takimi, në një konferencë të përbashkët për shtyp, zonja Rice, pos tjerash, tha:
- Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ti sigurojnë aletatët se mund të mbështeten në ndihmën amerikane për ti plotësuar nevojat e veta të sigurisë. Ne kemi shumë interesa të përbashkët në këtë rajon, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, në mbrojtjen e të arriturave të procesit të paqes nga e kaluara dhe në zgjerimin e këtyre të arriturave në proceset e ardhshme paqësore, tha Condoleezza Rice. Turneu i zyrtarëve të lartë amerikanë në Lindjen e Mesme po bëhet pasi Shtetet e Bashkuara e propozuan një pako armatimi prej disa miliarda dollarësh për Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Izraelin.
XS
SM
MD
LG