Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus, Vlladimir Putin sot e ka mbështetur presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas duke e quajtur atë "lider legjitim i të gjithë palestinezëve". Ai këto komente i bëri para fillimit të bisedimeve me zotin Abbas në Moskë. Kjo është vizita e parë e tij në Rusi prej se grupi radikal Hamas e mori kontrollin ndaj Rripit të Gazës, në qershor të këtij viti. Zyrtari i lartë i ministrisë së jashtme ruse, Andrei Denisov u tha gazetarëve pas takimit Putin – Abbas se Moska e ka ulur nivelin e raporteve të saj me Hamasin. Rusia është anëtari i vetëm i katërshes ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, që i kishte mbajtur kontaktet me Hamasin.
XS
SM
MD
LG