Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili ka ftuar Evropën që t'a dënoj Moskën lidhur me raketën për të cilën Tbilisi thotë se forcat ajrore ruse e hodhën në teritorin e Gjeorgjisë të hënën në mbrëmje. Presidenti Saakashvili ka akuzuar Rusinë për përpjekje për të shkaktuar panik në Gjeorgji. Ministria e brendshme e këtij vendi tha se aeroplanat luftarakë rusë e kanë hedhur raketën në territorin e Gjeorgjisë, por kjo raketë nuk ka eksploduar. Rusia i ka hedhur poshtë akuzat. Departamenti amerikan i shtetit e ka dënuar këtë sulm, por ka tërhequr vërejtjen se është shumë herët të thuhet se kush ka mundë të ketë dorë në të.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.