Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri Agim Çeku ka thënë se pala kosovare do të rishikojë pozicioni e saj në bisedimet e reja për statusin në rast se në tavolinë paraqitet ndonjë opsion tjetër përveq pavarësisë. Sipas Çekut treshja e negociatorëve pritet në Kosovë me platformë të qartë dhe qëndrim të vendosur. Ai ka thënë se treshës do ti kërkohet që të mos e trajtojë periudhën 120 ditëshe si një proces të ri, por si një periudhë të kufizuar edhe në përmbajtje edhe në afat kohor. Këto komente Çeku i bëri pas takimit me komandantin e krahut jugor të NATO-s, Harry Ulrih. Admirali Ulrich ka thënë se KFOR-i do të ruajë sigurinë në tërë territorin e Kosovës përgjatë preocesit negociatorë.
XS
SM
MD
LG