Ndërlidhjet

NAGASAKI


Qyteti japonez Nagasaki sot e shënoi 62-vjetorin e hedhjes së bombës bërthamore nga forcat ajrore amerikane në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mijëra njerëz, me një minutë heshtje e përkujtuan ngjarjen në të cilën e humbën jetën më shumë se 70 mijë njerëz. Kryebashkiaku i qytetit Tomihisa Taue e shënoi përvjetorin me paralajmërimin se kanë ngecur përpjekjet për mospërhapjen e armëve bërthamore, dhe tha se përdorimi i këtyre armëve nuk mund të justifikohet.
XS
SM
MD
LG