Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i SHBA në treshen e Grupit të Kontaktit Frank Wisner tha sot në Beograd se ndërmjetësuesit do të bëjnë gjithçka të mundur për të gjetur zgjidhje për statusin e Kosovës, që do të ishte e pranueshme për palët.
"Nuk do të lëmë asnjë gurë pa rrokullisur që të gjejmë zgjidhje të pranueshme për statusin e Kosovës dhe problemet që ndërlidhen me të. Absolutisht jemi të vendosur të punojmë me të gjitha opcionet e mundshme, për të gjetur zgjidhjen që do të sjellë paqe në rajon dhe të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Serbinë", tha Wisner pas takimit me presidentin e Serbisë Boris Tadiq dhe kryeministrin Vojisllav Koshtunica.
Përfaqësuesi i BE, Wolfgang Ischinger tha se plani i Martti Ahtisaarit për momentin është opcioni i vetëm i propozuar, por Koshtunica tha se plani i Martti Ahtisaarit nuk mund të paraqesë bazë për bisedime.
Përfaqësuesi rus Aleksandar Botsan-Kharchenko tha se do të punojë në mënyrë konstruktive në kuadër të "treshes" dhe do t'i mbështesë kolegët nga SHBA-të dhe BE-ja.
Në takim morën pjesë edhe ministri për Kosovën Sllobodan Samarxhiq dhe ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç.
(Më gjërësisht në rubrikën Aktuale)
XS
SM
MD
LG