Të dërguarit ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë kanë arritur sot në Kosovë. Takimi i parë u zhivllua me komandantin e KFOR-it Roland Kather dhe zëvëndësshefin e UNMIK-ut Stiven Shook. Gjatë orëve të pasditës Uisner, Ishinger dhe Harcenko do të takojnë ndaras presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Çeku ndërkaq më pas mbahet takimi me Ekipin Negociatorë. Nesër treshja ndërkombëtare për statusin do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.