Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf tha sot se vendi i tij dhe Afganistani po ballafaqohen me "një formë veçanërisht të errët" të ekstremizmit, përderisa pjesa tjetër e botës po ecë përpara me zhvillim ekonomik. Këto komente presidenti Musharraf i bëri gjatë fjalimit të tij para afro 700 përfaqësuesve të sesionit final të Asamblesë së përbashkët të fiseve afgano – pakistaneze në Kabul.
Lideri pakistanez ftoi të dy vendet që ta "zhvillojnë besimin" dhe të formojnë një front unik kundër militantëve islamikë. Më herët Presidenti Musharraf u takua me presidentin afgan, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG