Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish shefi i diplomacisë serbe, Goran Svilanovic tha se coptimi Kosvës për momentin nuk është temë dhe se idetë e tilla janë blerje kohe pasi mungon vendosmëria dhe dakordimi për të përfunduar procesin.
"Gjithë kjo është blerje e kohës që të arrihen dy qëllime, njëri është arritur dhe ky është që Moska të futet në procesin negociator si palë që e udhëheq procesin dhe ta ndajë përgjegjësinë bashkë me Uashingtonin dhe Brukselin", ka thënë Svilanovic.
Sipas tij qëllimi i dytë që duhet të realizohet është t'i jepet kohë Bashkimit Evropian që të 27 vendet anëtare të bien dakord për një qëndrim të përbashkët.
XS
SM
MD
LG