Ndërlidhjet

DUISBURG


Policia gjermane tha se gjashtë vetë, që ishin vrarë nga të shtënat në kokë sot herët në mëngjes, afër stacionit të trenit në Duisburg, ishin italianë. Njëri prej tyre kishte vdekur gjatë rrugës për në spital. Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve. Motivet e këtyre vrasjeve nuk janë të njohura. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Italisë, Giuliano Amato tha se vrasja duket se ka qenë pjesë e hakmarrjes midis dy grupeve kriminale.
XS
SM
MD
LG