Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Hollanda ka rënë dakord që Gjykata Ndërkombëtare për Libanin të hapet në territorin e saj.
Gjykata do gjykojë të akuzuarit për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri, në atentatin e 14 shkurtit 2005. Nga sulmi kundër Haririt humbën jetën dhe 22 persona të tjerë.
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara besojnë se pjesëtarë të forcave siriane dhe libaneze të sigurisë janë të përfshirë në vrasjen e Haririt.
Aktualisht në Hollandë gjenden dhe dy gjykata të tjera ndërkombëtare, ajo për ish Jugosllavinë dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG