Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Armata e Pakistanit ka vrarë sot së paku 15 militantë dhe katër civilë gjatë sulmeve kundër caqeve të dyshuara të militantëve afër kufirit me Afganistanin. Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Waheed Arshad tha se pjesa më e madhe e militantëve të vrarë janë luftëtarë të jashtëm, shumica nga Uzbekistani. Këto sulme u bënë në rajonin e Waziristanit Verior.
XS
SM
MD
LG