Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns tha sot se Kosova do të duhej të ishte e pavarur në vitin 2007. "Ne po përpiqemi shumë fuqishëm ta mbështesim propozimin që Kosova të jetë e pavarur në vitin 2007. Ky është pozicioni i vendit tonë", tha sot nënsekretari Nicholas Burns gjatë një bisede me gazetarët e Radios Evropa e Lirë. Ai tha se, sa i përketë Evropës, Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në Kosovë, në mënyrë që Ballkani, si pjesë e Evropës të jetë paqësor.
Nënsekretari Burns foli edhe për politikën e Shteteve të Bashkuara në Iran dhe në vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG