Ndërlidhjet

MONTEBELLO-KANADA


Pretendimet për sovranitet mbi Arktikun do të diskutohen në takimin mes presidentit amerikan Bush dhe kryeministrit kanadez Stephen Harper.
Harper zhvilloi së fundi një turne në Arktik dhe lajmëroi ndërtimin e dy bazave ushtarake atje. Një javë para deklaratës kanadeze ekspedita me kërkues rusë kishte vendosur flamurin nën Polin e Veriut duke pretenduar se ishte territor rus.
Mendohet se në Arktik ka rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi.
Njëherësh dhe Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Norvegjia kanë pretendime territoriale në Polin e Veriut.
XS
SM
MD
LG