Ndërlidhjet

BAGDAD


Një helikopter i ushtrisë është rrëzuar në Irakun verior, me ç'rast kanë humbur jetën 14 ushtarët amerikan që gjendeshin në bord. Ushtria tha se të dhënat fillestare sugjerojnë se ka patur problem mekanik dhe se nuk ka tregues se helikopteri është rrëzuar nga zjarri i armikut.
Në zhvillime tjera, të paktën 20 veta e humbën jetën nga shpërthimi vetëvrasës në një stacion policie, kur sulmuesi e përplasi cisternën me karburant në portat e drejtorisë së policisë në Bayji, 180 km në veri të Bagdadit. Raportohet se rreth 40 veta janë plagosur.
XS
SM
MD
LG