Ndërlidhjet

QYTETI KANSASIT


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot do të mbajë një fjalim, në të cilin do të paralajmërojë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Iraku do të prodhonte një katastrofë të ngjashme me atë që ndodhi në Azinë Juglindore pasi forcat amerikane braktisën Vietnamin.
Në fjalimin në Konventën e Veteranëve të Luftërave të Jashtme, thekse nga i cili u bënë publike sot, Bush thotë se pas tërheqjes nga Vietnami, ish aleatët e amerikanëve, si qeveritarët, intelektualët dhe biznesmenët u dërguan në kampet e përqëndrimit, ku vdiqën mijëra vetë. Bush thotë se çmimin e tërheqjes së amerikanëve nga Vietnami e "paguan miliona qytetarë të pafajshëm".
XS
SM
MD
LG