Ndërlidhjet

LONDËR


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Vofgang Ichinger i ka hedhur poshtë deklarimet se Brukseli është për ndarjen e Kosovës. Ichinger tha se ndarja nuk është diskutuar dhe se nuk është opcion real.
Në një intervistë për gazetën britanike "Guardian", diplomati gjerman ka thënë se ndarjen nuk e kanë paraqitur asnjëra palë në bisedimet për statusin. Ai ka theksuar se pjesë e misionit të tij është të ruaj uinitetin e Bashkimit Evropian edhe në rast të skenarit më të keq. "Neve na duhet të kemi një pozicion evropian në rast të dështimit, dhe mendoj se kjo është pjesë e misionit tim gjithashtu". Ichinger i bëri këto komente një ditë para vizitës në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG