Ndërlidhjet

TBILISI


Gjeorgjia thotë se radarët e saj së shpejti do të integrohen në sistemin e radarëve të NATO-s. Zëvëndësministri i Mbrojtjes Batu Kutelia tha se procedurat për këtë janë shpejtuar pas kërcënimeve të fundit të hapësirës ajrore të Gjeorgjisë nga ana e aeroplanëve rus. Në Bruksel, zëdhënësi i NATO-s Karmen Romero tha se marrëveshja teknike është e mundur të përfundojë në një të ardhme të afërt. Gjeorgjia ka thënë se aeroplanët rus kanë shkelur dy herë gjatë muajin hapësirën e saj ajrore, dhe gjithashtu kanë gjuajtur një raketë në territorin e saj por që nuk ka eksploduar.
XS
SM
MD
LG