Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Bashkimit Evropian në treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger po e vazhdon vizitën në Kosovë. Sot ai takoi liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kolë Berishën. Sikur dje edhe sot, zoti Ischinger nuk dha deklarata për media. Hashim Thaçi tha se pavarësia është kompromisi për qytetarët e Kosovës. Ai njoftoi se i ka thënë zotit Ischinger se Kosova është e gatshme për të filluar zbatimin e marrëveshjes për pavarësinë e Kosovës, me një mbikëqyrje ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG