Ndërlidhjet

ISLAMABAD/UASHINGTON


Një gjykatë pakistaneze ka vendosur që ish kryeministri në ekzil, Nawaz Sharif të lejohet që të kthehet në Pakistan. Zoti Sharif ishte përmbysur në vitin 1999 nga presidenti Pervez Musharraf dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm për tradhti dhe mospagim të taksave. Ky vendim gjyqësor shihet si dobësim i pozicionit të prersidentit Musharraf pasi zoti Sharif e udhëheq partinë më të madhe të një koalicioni prej 6 partive, që synon ndërrimin e presidenti Musharraf, në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë vit. Shtetet e Bashkuara, që e mbështesin presidentin Musharraf, reaguan me kujdes. Departamenti amerikan i shtetit tha se Uashingtoni dëshiron të shohë "forcimin e traditës demokartike të Pakistanit".
XS
SM
MD
LG