Ndërlidhjet

ISLAMABAD/UASHINGTON


Gjykata pakistaneze vendosi që ish kryeministri në ekzil, Nawaz Sharif të lejohet të kthehet në Pakistan. Sharif u përmbys në vitin 1999 nga presidenti Pervez Musharraf dhe u dënua me burgim të përjetshëm për tradhti dhe mospagim të taksave.
Vendimi i gjyqit shihet si dobësim i pozicionit të prersidentit Musharraf, pasi Sharif e udhëheq partinë më të madhe të koalicionit prej 6 partive, që synon ndërrimin e presidentit Musharraf, në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë vit.
Shtetet e Bashkuara, që e mbështesin presidentin Musharraf, reaguan me kujdes. Departamenti i Shtetit tha se Uashingtoni dëshiron të shohë "forcimin e traditës demokratike të Pakistanit".
XS
SM
MD
LG