Ndërlidhjet

OSLO


Ministri i Jashtëm i Serbisë ka deklaruar se pavarësia e Kosovës mund ta rikthejë në Ballkan krizën e viteve të 1990-ta.
"Ne kemi një histori të unilateralizmit në Ballkan në vitet e 90-ta. Të gjithë e dimë si ndodhi, andaj të mos i përsërisim gabimet nga e kaluara", tha Vuk Jeremiç gjatë një vizite në Oslo.
Ai tha se Serbia dëshiron kompromis, por jo atë që përfshin pavarësinë e Kosovës.
"Serbia atë e hedh poshtë. Ne nuk mund të pranojmë asgjë që do të cënonte integritetin dhe sovranitetin e Serbisë", tha Jeremiç në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë norvegjeze, Jonas Gahr Stoere.
XS
SM
MD
LG