Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se Beogradi konsideron që takimi i Vjenës do ketë natyrë konsultative, dhe se negociatat si ato për statusin e Kosovës "nuk mund të përfundojnë deri më 10 dhjetor".
"Konsiderojmë se ky është një takim konsultativ, dhe se ende nuk janë duke filluar bisedimet e vërteta", ka thënë Sllobodan Samarxhiq.
Ai ka shtuar se Beogradi megjithate pret se një herë do të fillojnë bisedimet direkte me palën shqiptare, sepse ky është qëllimi i negociatave.
"Treshja ndërkombëtare na ka siguruar se në një çast do të fillojnë negociatat. Atyre u duhet përgatitje e mirë, dhe ne përfundimisht do të ulemi të bisedojmë për statusin e ardhshëm të Kosovës", ka thënë Samarxhiq, duke shtuar se delegacioni i Beogradit shkon në Vjenë në emër të këtyre përgatitjeve.
XS
SM
MD
LG