Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka vlerësuar sot se "nuk është mirë që në prag të negociatave të reja për statusin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara ende po insistojnë në planin e Martti Ahtisaarit". "Kurrsesi nuk është mirë që në këtë plan parashihet që NATO-ja ta ketë rolin që deri tash në botën demokratike nuk e ka pasur asnjë organizatë botërore", u tha zoti Koshtunica agjencive beogradase të lajmeve. Ai mëtutje u shpreh se Serbia është e gatshme që ta marrë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe të japë kontribut adekuat për gjetjen e zgjidhjes me kompromis. Në këtë aspekt, zoti Koshtunica tha se kjo zgjidhje mund të gjindet nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga plani i Martti Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG