Ndërlidhjet

MOSKË


Dhjetë persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e gazetares ruse Ana Politkovskaja, bëri të ditur prokurori i përgjithshëm i Rusisë. Ai tha se grupi drejtohej nga nje cecen, derisa aty bëjnë pjesë dhe anëtarë të forcave të sigurisë.
Politkovskaja u vra vitin e kaluar në ndërtesën ku banonte, derisa njihej si kritike e presidentit Vladimir Putin dhe situatës së të drejtave të njeriut në Rusi dhe Ceceni.
Vrasja e Politkovskajës ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare duke hedhur dritë mbi rrezikun me të cilët përballen gazetarët në Rusi.
XS
SM
MD
LG