Ndërlidhjet

HAGË


"Nëse të dyja palët bien dakord dhe është një zgjidhje që funksion atëherë ndarja e Kosovës është e pranueshme për mua", ka deklaruar ministri i jashtëm hollandez, Maxime Verhagen. Ai ka shtuar se për një zgjidhje të tillë duhet dhe miratimi i Këshillit të Sigurimit.
Këto komente Verhagen i bëri për radion publike hollandeze.
"Ajo cfarë po përpiqem të bëjë është t'i japë treshes ndërkombëtare një shtysë në përpjekjet e tyre. Dhe kjo është që Serbia dhe Kosova të vijnë me zgjidhje funksionale", tha Verhagen.
Ministri i jashtëm i Hollandës në orët e vona të pasdites së sotme takohet në Prishtinë me shefin e UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG