Ndërlidhjet

KABUL


Zëdhënësi i talibanëve, Qari Mohammad Yousif Ahmadi tha se ata sot do t'i lirojnë 7 misionarët e mbetur jugkoreanë, që mbahen peng nga muaji korrik. Televizioni jugkorean ka raportuar se militantët talibanë do ti lirojnë personat e zënë peng në shkëmbim për tërheqjen e 200 trupave të Koresë Jugore nga Afganisatni dhe ndalimin e veprimtarive misionare jugkoreane në Afganistan. Dje talibanët liruan 12 të rrëmbyer, ndërsa më herët patën liruar dy. Shumica e personave të rrëmbyer ishin femra. Në korrik talibanët kishin rrëmbyer gjithsej 23 misionarë ndërsa prej tyre dy janë vrarë nga rrëmbyesit.
XS
SM
MD
LG