Ndërlidhjet

JUNG:PRESIM ZGJIDHJEN E STATUSIT PARA FUNDIT TË KËTIJ VITI


Zijadin Gashi

Gjermania pret që statusi i Kosovës të zgjidhet deri më 10 dhjetor, apo edhe më herët, ka thënë sot në Prishtinë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz- Josef Jung. Pas takimeve të ndara që Jung zhvilloi me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, ai tha se pret që në fund të këtij viti, bashkë me liderët kosovar ta festojnë zgjidhjen e statusit. Jung rikonfirmoi se ndarja e Kosovës nuk është opsion ndërkombëtar si dhe i rikujtoi të gjithë në Kosovë se dhuna eventuale nuk do të prodhoj asnjë zgjidhje.
“Të gjithë ministrat e NATO-s si dhe ata të Bashkimit të Evropian janë të pajtimit se bazë për bisedimet për statusin e Kosovës të jetë vetëm Pakoja e Ahtisaarit”, tha ministri gjerman, duke rikonfirmuar se prêt që procesi shtesë i negociatave do të prodhoj me zgjidhjen për statusin deri në fund të vitit. Në anën tjetër, udhëheqësit kosovar thanë se i kanë prezantuar ministrit gjerman pozicionin e Prishtinës për pavarësinë e Kosovës, tërësinë e saj territoriale dhe Pakon e Ahtisaarit si dokument të panegociueshëm. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se qëndrimet e tilla të Prishtinës i janë paraqitur dje edhe Treshes në takimin e zhvilluar në Vjenë. “Biseduam edhe për çështjen e statusit dhe ne shprehëm qëndrimet e qarta, për pavarësinë e Kosovës, për tërësinë territoriale të plotë të saj dhe për këtë proces që ka mbet shtesë, ët angazhimeve që na kanë mbetur para vetës dhe qasjen tonë që kemi për të ardhmen, ne duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje, pra edhe me Serbinë”, tha Sejdiu.
Ndërkohë, kryeministri Agim Çeku, tha se Kosova pas 10 dhjetorit nuk do të pres më dhe do të përgatis vendin për shpalljen e pavarësisë, si dhe kërkoi me këtë rast nga Gjermania që të merr rolin prijës në kuadër të Bashkimit Evropian për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës. “Mbështetja e Bashkimit Evropian për pavarësinë e Kosovës është esenciale dhe Gjermaniz me rolin e vet udhëheqës mund ta ndërtoj unitetin, konsensusin, vendosmërinë e Bashkimit Evropian për njohjen e pavarësisë së Kosovës brenda këtij viti”, tha Çeku. Ministri gjerman i mbrojtjes, Franz Jozef Jung, sikurse edhe ministrat e mbrojtjes së Francës dhe Zvicrës, kanë qëndruar sot në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.


XS
SM
MD
LG