Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjenerali francez, Xavier Bout de Marnac e mori sot postin e komandantit të misionit ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja. Ai këtë detyrë e mori nga komandanti i deritashëm, gjenerali gjerman, Roland Kather. Pos zyrtarëve më të lartë vendës dhe ndërkombëtarë në Kosovë, në ceremoninë e pranim dorëzimit ishte edhe komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali amerikan, Harry Ulrich. Ai tha se beson se "Kosova do të bëhet eksportuese e sigurisë e jo importuese", dhe i ka siguruar qytetarët e Kosovës se mund të llogarisin në vendosmërinë e NATO-s për të ofruar siguri në Kosovë.
XS
SM
MD
LG