Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica, tha sot se Këshilli i Sigurimit nuk do të miratojë rezolutën për pavarësinë e Kosovës.
"Jam i sigurt se Këshilli i Sigurimit asnjëherë nuk do të miratojë një rezolutë, e cila në mënyrë legale do të shkëpuste territorin e nje vendi anëtar të Kombeve të Bashkauara" tha Koshtunica.
Ndërkohë ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, ka thënë se Qeveria e Serbisë po i shqyrton me seriozitet mënyrat si të reagojë në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
"Mendoj se gjithnjë e më shumë po mbizotëron bindja te bashkësia ndërkombëtare se imponimi i zgjidhjes nuk do të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkan, dhe se vetëm përmes vazhdimit të bisedimeve që qojnë në një zgjidhje kompromisi, mund të shpresojmë të arrijmë një paqe afatëgjate dhe të qëndrueshme në këtë pjesë të botës", ka thënë Jeremiç.
XS
SM
MD
LG