Ndërlidhjet

BEJRUT


Trupat libaneze kanë zhvilluar sot luftime me militantët e inspiruar nga al-Kaida, që ishin përpjekur të largohen nga kampi i refugjatëve palestinezë, ku ata e kanë bazën. Sipas raporteve, së paku 20 militantë janë vrarë, përfshirë këtu edhe dy ushtarë, në luftimet në kampin Nahr el-Bared në veri të Libanit. Ushtarët libanezë tash e tre muaj po luftojnë kundër militantëve në këtë kamp.
XS
SM
MD
LG