Ndërlidhjet

GJENEVË


Koreja Veriore ka pranuar që ta bëjë regjistrimin komplet të të gjitha programeve të saja bërthamore dhe që të gjitha ato ti ndërprejë deri në fund të vitit, tha sot në Gjenevë, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Cristopher Hill. Ai këto komente i bëri pas dy ditësh të bisdimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore. Zoti Hill tha se bisedimet do të ndihmojnë në përmirësimin e gjasëve për një takim të suksesshëm më vonë këtë muaj kur, pos Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, do të marrin pjesë edhe Japonia, Rusia, Koreja e Jugut dhe Kina. Në këtë takim gjashtëpalësh synohet përfundimi i programeve bërthamore të Koresë Veriore dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet këtij vendi dhe shteteve të tjera.
XS
SM
MD
LG