Ndërlidhjet

LONDËR


Gjeneral majori britanik, Tim Cross është ushtaraku i dytë i lartë britanik që është cituar se ka kritikuar politikën e Shteteve të Bashkuara në Irak. Gjenerali Cross, që është i involvuar në planifikimin e Irakut të pasluftës, është cituar sot nga gazeta "Sunday Mirror" se ka thënë që politika e Uashingtonit në Irak ishte "me të meta fatale". Ai tha se i kishte diskutuar shqetësimet e tij me sekretarin e atëhershëm amerikan të mbrojtjes, Donald Rumsfeld për mundësinë që Iraku të zhytej në kaos, por, sipas tij, zoti Rumsfeld i kishte injoruar këto vërejte. Dje gjenerali i lartë britanik, Mike Jackson ishte cituar se ka thënë që politika e Shteteve të Bashkuara në Irak, pas invadimit, ishte "falimentim intelektual".
XS
SM
MD
LG