Ndërlidhjet

MOSKË


Kosova dhe mbrojtja raketore amerikane në Evropë janë dy çështjet që i përkasin të ashtuquajturës "Vija e kuqe", për të cilat Kremlini nuk do të bëjë kompromis, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Duke folur në Institutin për Marrëdhënie të Jashtme në Moskë, Lavrov tha se Rusia nuk do të tregtojë me interesat e saj me Shtetet e Bashkuara, dhe shtoi se siguria globale para së gjithash varet nga balancet. Sipas tij, pjesë e balancës së fuqisë në planin global është refuzimi i Rusisë që të mos e kalojë 'Vijën e kuqe' në çështjen e Kosovës dhe mbrojtjen raketore amerikane në Evropë.
"Ekziston vetëm një formulë për balancë në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe kjo është koekzistenca paqësore, e bazuar në ligjet ndërkombëtare, sigurinë kolektive, dhe zgjidhjen diplomatike dhe politike të konflikteve. Këto parime bazë janë themel i Kartës së KB. Rusia do të vazhdojë të luajë rolin balancues në çështjet globale. Ajo asnjëherë nuk do të jetë pjesë e ndonjë Aleance të Shenjtë kundër askujt", tha Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse pohoi se dialogu për çështjen e Kosovës dhe mbrojtjen raketore, mund të përfitojë vetëm nga "mirëkuptimi i përbashkët tripalësh" mes SHBA, BE dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG