Ndërlidhjet

VJENË


Ministreja e Jashtme e Austrisë Ursula Plasnik tha se Kosova nuk është test i pjekurisë vetëm për politikën e jashtme të BE-së, por edhe provim i pjekurisë evropiane për Beogradin dhe Prishtinën.
"Kemi interes të përbashkët që të ruhen uniteti dhe vendosmëria e Bashkimit Evropian. Kjo është edhe në interesin e Beogradit dhe Prishtinës. Serbia dhe Kosova duan të inkuadrohen në Bashkimin Evropian, e jo në Rusinë apo Shtetet e Bashkuara", u ka thënë Plasnik ambasadorëve të Austrisë.
Ajo ka paralajmëruar se në Vjenë do të organizohet një konferencë e grave nga Kosova dhe Serbia.
"Në procesin e Kosovës duhet të përfshihen edhe gratë", ka vlerësuar shefja e diplomacisë austriake.
XS
SM
MD
LG